×
  • Lajme
  • Botë

    Vullnetarja që mori vaksinën kundër COVID-19 thotë se ndjehet mirë

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 23:02

    Një artikull i rremë për vdekjen e Dr.Elisa Granato qarkulloi në mediat sociale.


    Një nga njerëzit e parë që ju injektua një vaksinë, si pjesë e testimeve në njeri në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë që ajo po “bën mirë”, pasi një artikull i rremë për vdekjen e saj qarkulloi në mediet sociale, shkruan The Guardian.

    Artikulli pretendon se mikrobiologia Elisa Granato, e cila mori pjesë në testin e kësaj vaksine në Oksford të enjten, kishte vdekur pas komplikimeve pas marrjes së vaksinës, transmeton Telegrafi.

    Qeveria më vonë tha që artikulli ishte “plotësisht i pavërtetë” dhe paralajmëroi njerëzit për lajmet e pavërteta në internet.

    Granato ishte një nga dy personat që mori pjesë në testimin e vaksinës dhe tha se ishte e ngazëllyer për të mbështetur përpjekjet, duke u bërë kështu vullnetare.

    Pas artikullit për “vdekjen” e saj, ajo bëri një video në Twitter në lidhje me lajmet para se ta bënte private llogarinë e saj.

    Të dielën pasdite, Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social në Twitter tha: “Lajmet që qarkullojnë në mediet sociale se vullnetarja e parë në një test për vaksinat e coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur është plotësisht lajm i pavërtetë”.

    Një vaksinë COVID-19 konsiderohet strategjia përfundimtare e daljes nga mbyllja nga shumë ekspertë, dhe shkencëtarët në të gjithë botën po konkurrojnë të zhvillojnë një që mund të prodhohet në shkallë të gjerë.

    Grupi i vaksinave në Oxford shpreson të ketë të paktën një milion doza të gatshme deri në shtator.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!