Kryetari i mazhorancës qeveritare të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas takimit me liderët dhe presidentin Stevo Pendarovski, tha se zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
“Sot u bë e qartë se mbetet vetëm shpallja e zgjedhjeve 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Nëse shpallem 30 dite të tjera të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të ishin në 7 korrik. Nëse zgjedhjet mbahen me 14 qershor, 30 dite mbeten qe OSBE ODHIR t’i dërgohet ftese për monitorim, për KSHZ-ne janë te mjaftueshme për te mbyllur procesin e mbetur te organizimit te tyre”.
“U pajtuam se duhet te jetojmë me virusin korona sepse askush nuk mund te thotë se kur do te përfundoje kriza dhe se ne te ardhmen s’do te ketë te infektuar. Momenti i pare me i mundshëm duhet te pranohet dhe te shkohet ne zgjedhje. Kërkuam që te vendoset te paktën një date potenciale për zgjedhje sepse duhet te shohim KSHZ-ja a do te jete e gatshme dhe OSBE ODIHR të verifikojë a mund të vije. Kryeministri sot do te kërkojë përgjigje zyrtare nga ODIHR dhe do te siguroje përgjigje te tjera për mënyrën e realizimit te fushatës kurse Presidenti do te kontaktoje KSHZ-në për te marrë vlerësim konsensual nga anëtaret për zgjedhjet”, tha Zaevi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.