Një informator kryesor që ndihmoi drejtimin e forcave speciale amerikane drejt eliminimit të kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi dha informacione kyçe në lidhje me shtëpinë e sigurt të liderit të ISIS, në Siri dhe madje solli të brendshmet e tij të ndotura për testin e ADN-së, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Operatorët e inteligjencës kurde që mbikëqyrnin informatorin ua kaluan inteligjencën forcave amerikane para se të bastisnin shtëpinë e sigurt të Bagdadit.
Bagdadi, 48 vjeç, udhëheqësi i pakapshëm i Shtetit Islamik, vrau veten dhe tre fëmijët e tij duke vendosur një jelek vetëvrasës ndërsa forcat amerikane sulmuan kompleksin të Shtunën natën.
Gjenerali Mazloum Abdi nga Forcat Demokratike Siriane tha që informatori i Bagdadit solli planin e detajuar dhomë për dhomë të kompleksit të liderit të terrorit në kufirin turk, duke përfshirë numrin e rojeve, dhe tunelet, raporton NBC News.
Zbulimi i informatorit vjen pasi Presidenti Donald Trump mori kritika të reja për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, duke i lënë kurdët të përballen me një ofensivë turke. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.