×
  • Lajme
  • Botë

    Zbulohet rezerva gjigante e arit në vendin më të varfër në botë

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 19:08

    Autoritetet në shtetin afrikan të Ugandës njoftojnë se kanë zbuluar një rezervë mjaft të madhe ari e cila mendohet të jetë më e madhja në vend dhe që mund të ketë 31 milionë tonë material të çmuar.

    Një zëdhënës nga Ministria e Energjisë dhe Zhvillimit Mineral në Ugandë, Solomon Muyita, tha se këto raporte kanë për qëllim tërheqjen e minatorëve dhe investitorëve të arit, për të shtuar investimet në një nga vendet më të varfra në botë.

    Në një përpjekje për të nxitur ekonominë e vendit, qeveria e Ugandës ka licencuar kompaninë Wagagai Gold Mining, një firmë kineze për të filluar kërkimet për ar në Busia./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!