×
  • Lajme
  • Botë

    Zelanda e Re konfirmon rastin e parë me koronavirus

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 10:28

    Zelanda e Re ka konfirmuar rastin e parë të infektuar me koronavirus të premtën, pasi personi i prekur ishte kthyer nga Irani.


    Zyrtarët e shëndetësisë në Zelandën e Re kanë thënë se shanset për një shpërthim të virusit në vendin e tyre janë të vogla, shkruan BBC – transmeton Reporteri.net.

    Pacienti i moshës rreth 60 vjeçare, ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus dhe ai është duke u trajtuar në spitalin e qytetit të Auckland.
    Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

    “Edhe pse kemi rastin e parë me COVID-19, shanset që numri të rritet janë të vogla”, ka thënë ministri.

    Zyrtarë të shëndetit publik kanë filluar që të analizojnë historinë e kontaktit të tij me njerëz të tjerë dhe do t’i testojnë të gjithë anëtarët e familjes së tij për virusin./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!