×
  • Lajme
  • Botë

    Zelensky: Asgjë s’ka ndryshuar, Putin duhet të ndalojë “kërkesat e panevojshme”

    Reporteri
    20 Mars 2025 | 17:18

    Pak më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbajti një konferencë për media në Oslo.

    Atje, ai konfirmoi se zyrtarët ukrainas dhe amerikanë do të takohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme, shkruan BBC.

    Duke folur me gazetarët, Zelensky këmbënguli se heqja e anëtarësimit në NATO për Ukrainën nga tavolina do të ishte një “dhuratë e madhe për Rusinë”.

    Duke iu drejtuar virtualisht liderëve të BE-së, udhëheqësi ukrainas thotë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të ndalojë “kërkesat e panevojshme” derisa paralajmëroi se “asgjë nuk ka ndryshuar” pasi Rusia sulmoi infrastrukturën energjetike, pavarësisht se Putini u zotua të ndalojë sulme të tilla.

    Ai gjithashtu thotë se “centralet bërthamore të vendit i përkasin popullit të Ukrainës”, pas një sugjerimi nga presidenti amerikan, Donald Trump që Uashingtoni të blejë termocentralin Zaporzhizhia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!