Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar pamjet që tregojnë momentin kur raketa ruse godet ndërtesën kolektive në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës.
Sipas tij, rusët po sulmojnë me raketa ndërtesat kolektive që banohen nga civilët – kryesisht fëmijë, gra e pleqtë.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, jo vetëm në Ukrainë po askund tjetër në botë. Bota ka nevojë për më shumë unitet vendosmëri për zmbrapsur terrorin rus dhe të mbrojë jetët e civilëve”, ka shkruar presidenti ukrainas.
Zaporizhzhia. Right now, residential areas where ordinary people and children live are being fired at.
This must not become “just another day” in ?? or anywhere else in the world. The world needs greater unity and determination to defeat Russian terror faster and protect lives. pic.twitter.com/YnocW2yVaU— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 22, 2023
Qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm, ushtria ruse ka filluar valën e re të sulmeve me raketa dhe me dronët kamikazë të prodhuar në Iran.
Rajoni i Kievit ishte një prej objektivave të shumta të ushtrisë së Vladimir Putinit, ku si pasojë humbën jetën pesë civilë dhe dhjetëra tjerë u plagosën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.