×
  • Lajme
  • Botë

    Zjarri në katedralen e Nantes dyshohet të jetë shkaktuar qëllimshëm

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 16:42

    Zjarri në katedralen në qytetin francez të Nantes, besohet të ketë filluar qëllimshëm, thonë prokurorët.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tre nivele të zjarrit u shkaktuan në këtë katedrale, ndërkohë hetimi për zjarrëvënie është duke u zhvilluar, tha prokurori, Pierre Sennes.

    Raportohet se zjarri shkatërroi xhamat dhe pjesën e brendshme të katedrales së “Saint Pierre et Saint Paul”, e cila daton që nga shekulli i 15-të.

    Incidenti vjen një vit pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-Dame në Paris.

    Mirëpo, autoritetet thonë se zjarri i Nantes nuk ishte me nivelin e njëjtë të katedrales tjetër në Paris.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!