Në një përpjekje për të rritur normën e vaksinimit të vonuar të vendit, Zvicra do të ofrojë një bonus prej 50 frangash.
Në një konferencë shtypi sot, ministri Zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, tha se qeveria do të ofrojë një kupon prej 50 frangash për këdo që bind tjetrin të vaksinohet, shkruajnë mediat zvicerane.
“Kjo punë bindëse do të shpërblehet me një kupon me vlerë 50 franga”, tha Berset.
Megjithëse natyra e saktë e këtyre kuponëve ende nuk është përcaktuar, “ne mund të imagjinojmë se ato mund të përdoren në bizneset lokale, transmeton albinfo.ch. Por do të varet nga kantonet për të vendosur detajet”, vuri në dukje ai.
Qeveria do të shpenzojë 150 milionë franga për këtë nxitje, por sipas Berset, investimi është i vlefshëm, veçanërisht duke pasur parasysh se 50 milionë franga shpenzohen aktualisht çdo javë për testimin e Covid.
Kjo masë është marrë për të inkurajuar më shumë njerëz të vaksinohen, pasi Zvicra “ka një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropë”, sipas Berset.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.