Joe Biden do të takohet me Vladimir Putinin në Gjenevë muajin tjetër në takimin e tyre të parë ballë për ballë si presidentë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.
“Udhëheqësit do të diskutojnë për gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, ka thënë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, në një deklaratë.
Takimi do të ndodhë më 16 qershor midis disa tubimeve ndërkombëtare.
Ai bie disa ditë pas takimit të G7 në Mbretërinë e Bashkuar, ku Rusia me siguri do të jetë një temë diskutimi midis udhëheqësve botërorë.
Ai gjithashtu do të vije pas mbledhjes së udhëheqësve të NATO-s në 14 qershor ku ata do të diskutojnë sfidat globale duke përfshirë “veprimet agresive të Rusisë”.
Një deklaratë e lëshuar nga Kremlini tha se Putini do të diskutojë me Biden “perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ruso-amerikane, çështje të stabilitetit strategjik, si dhe çështje aktuale në agjendën ndërkombëtare, duke përfshirë ndërveprimin në luftën kundër pandemisë së coronavirusit dhe zgjidhjen e konflikteve rajonale”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.