×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda 48 orëve vendoset nëse shpallet Gjendja e Jashtëzakonshme

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 10:30

    Presidenti Hashim Thaçi ka hedhur firmën në dekretin për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.


    Këtë e ka bërë të ditur presidenti përmes një postimi në Twitter.

    Reporteri.net ka mësuar se Presidenca dekretin në Kuvend do ta dërgojë në ora 13:00.

    Pasi ta pranon zyratirsht dekretin nga presidenti, Kuvendi i Kosovës duhet të mblidhet brenda 48 orëve ku deputetët do ta thonë fjalën e tyre.

    Neni 131 i Kushtetutës së Kosovës, pika 4 thotë, se Kuvendi mund ta japë pëlqimin e tij brenda 48 orësh me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm dhe që votojnë lidhur me pëlqimin e dekretit të Presidentit.

    Partitë në pushtet, VV e LDK janë të ndara, pasi e para ka thënë se janë kundër që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, pasi sipas tyre deri tani janë marrë të gjitha masat e nevojshme, kurse Isa Mustafa ditë më parë u shpreh pro gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së koronavirusit.

    Ndërsa AAK do të vendos në ora 13:00 nëse do ta mbështetë Thaçin apo jo, kurse kreu i NISMA-s në orën 13:30 do të mbajë një konferencë për media ku pritet ta bëjë të ditur qëndrimin e partisë së tij.

    Ndërsa kundër Thaçit ka dalë edhe Lista Serbe. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!