Tani kur rinumërimi i mbi 1400 vendvotimeve ishte në fazën përfundimtare dhe pritej të kryhej në këtë fundjavë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se ka pranuar edhe 392 pako me fletëvotime nga mërgata.
Komisioni Qendror i Zgjedhor e njoftoi për këto fletëvotime Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku ka thënë se Paneli ka afat 72 orë që të vendosë lidhur me këto pako.
Pas gati dy muajsh (37 ditësh) nga zgjedhjet e 6 tetorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar edhe 392 pako fletëvotime nga diaspora.
Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar PZAP-së një ankesë, ku ka kërkuar që të numërohen fletëvotimet në fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.