×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda ditës, 300 punëtorë shëndetësorë marrin vaksinën kundër COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 18:25

    Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se rreth 300 persona që janë kryesisht personel shëndetësor janë vaksinuar gjatë ditës së sotme.


    Ai ka thënë se në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar sot punëtorët e kujdesit parësor dhe ata të Komunës së Prishtinës, ndërsa ata të Klinikës Infektive janë vaksinuar në këtë klinikë.

    “Sot vaksinimi është zhvilluar në dy qendra të vaksinimit – në Sallën 1 Tetori ku janë vaksinuar punëtorët e kujdesit parësor shëndetësor të Komunës së Prishtinës dhe qendra e dytë e vaksinimit ka qenë Klinika Infektive ku janë vaksinuar personeli shëndetësor i Klinikës Infektive dhe një numër i konsideruar i shërbimeve të tjera që kryejnë punë në Klinikën Infektive. Deri në ora 14:00 në Klinikën Infektive kanë qenë rreth 100 persona të vaksinuar, derisa deri në orën 14:00 në Sallën 1 Tetori mbi 100 persona. Mund të themi se sot diku nga 250-300 persona, kryesisht personel shëndetësor, i janë nënshtruar procesit të marrjes së dozës së parë të vaksinës kundër COVID-19”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!