×
  • Lajme
  • Lajme / Dokument

    Brenda një jave, Ministria e Infrastrukturës nënshkruan dy kontrata njëburimore për punë shtesë në zgjerimin e rrugëve

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 21:54

    Brenda një jave, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar dy kontrata një burimorë. Të dy këta tenderë janë për punë shtesë në projekte që kanë nisur, e vlera totale e kontratave shkon në mbi 205 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

    Në projektin për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, kanë dalë punë shtesë. Për këto punë, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar dje një kontratë të re, të cilën e ka dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

    Vlera e kontratës është 173 mijë e 139 euro, të cilën e ka fituar konsorciumi “K.N.P.SH PAPENBURG & ADRIANI COMPANY SH.P.K”, që e ka edhe kontratën për këtë project nga fillimi.

    Sipas dosjes së tenderit të publikuar në e-prokurim, afati për përfundimin e këtyre punëve është 112 ditë.

    Punë shtesë u kanë dalë edhe për një projekt tjetër, atë për zgjerimin e rrugës Prishtinës-Podujevë, Lot 5.

    Një kontratë, poashtu me negocim, për këtë projekt, është nënshkruar të premten e 25 tetorit.

    Vlera e kontratës është 32 mijë e 404 euro.

    Me kontratë është shpërblyer “BENI-COM SH.P.K”, që parashihet t’i përfundojë punët për 30 ditë.

    Tenderë për punë shtesë janë dhënë edhe për Lot’e tjera të këtij tenderi.

    Në muajt e fundit të mandatit, Ministria e Liburn Aliut shpall tender 1 milion euro për ndërtimin e një rruge

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!