Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, e ka mirëpritur aplikimin e Kosovës për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Përmes një postimi në Facebook, Abbott ka thënë se kërkesa e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës është sinjal i vendosmërisë për të përkrahur vlerat evropiane.
“Dëshira e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës është sinjal i mirëpritur i përkushtimit të saj për demokracinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve të saj. Është gjithashtu shenjë e gatishmërisë dhe vendosmërisë për të përkrahur vlerat kyçe evropiane dhe për ta çuar më tej integrimin e saj ndërkombëtar. I uroj sukses Kosovës”, ka shkruar Abbott.
Ndryshe, Kosova ka aplikuar dje për anëtarësim në Këshillin e Evropës./Reporteri.net