×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabiç me kryeministrin rumun: “S’ka ndryshim në qëndrimin e Rumunisë për Kosovën”

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 12:46

    Rumunia s’ndryshon qëndrim rreth Kosovës, ka thënë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç pas një takimi me homologun rumun të saj, Nicolae Ciuca, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Pyetur nga gazetarët rreth aplikimit në ardhje të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe nëse ka ndryshim të qëndrimeve rumune, Brnabiç tha se “as që i kam pyetur për këtë”, ngase, sipas saj, “atyreve u bëhet presion”.

    “Mendoj se secili prej nesh e di që këta pesë shtete anëtare të BE’së që nuk e njohin pavarësinë e shpallur njëanshëm të Kosovës janë nën presion të vazhdueshëm sepse ka shtete në mesin e shteteve anëtare që ngrejnë në anën e tyre se BE’ja nuk është status-neutrale, dhe është status neutrale”, ka thënë Ana Branbiç, raportoi agjencione serb i lajmeve “Tanjug”, përcjell Reporteri.net.

    Brnabiç, mes tjerash, tha se këto 48 orët e fundit ka kontaktuar me partnerët spanjollë dhe rumunë, “që ata s’e kanë ndërmend të ndërrojnë pozicionin e tyre në çështjen e Kosovës”.

    Qeveria serbe ka intensifikuar komunikimin me pesë shtetet antëare të BE’së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ku vetëm kohëve të fundit, ministri serb i jashtëm Ivica Daçiç udhëtoi për në Qipro, Greqi dhe Sllovaki, për të konfirmuar qëndrimin e këtyre shteteve rreth pavarësisë së Kosovës.

    Madje, Daçiç, kohëve të fundit gjithashtu pretendoi se Qiproja i ka pohuar atij se “edhe po qe se vetë Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, Qiproja nuk do ta njihte”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!