×
  • Lajme
  • Lajme

    Brnabiq për rifillimin e dialogut: Të formohet Asociacioni, pastaj flasim për gjëra tjera

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 11:38
    Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, tha sot se vizita e Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel është e rëndësishme nga shumë aspekte, ekonomikisht dhe politikisht, duke përfshirë vazhdimin e dialogut me Prishtinën.


    Duke folur për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, Brnabiq tha se Serbia aktualisht nuk ka pritje të tjera përveç se të zbatohet Marrëveshja e nënshkruar në Bruksel, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

    “Vetëm kur zbatohet ajo që është rënë dakord, ne mund të diskutojmë disa gjëra të tjera,” tha Brnabiq, duke shtuar se Serbia po pret për të vazhduar dialogun me Prishtinën.

    Kujtojmë se, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel ku do të ketë një vizitë dyditore.

    Në Bruksel, Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

    Gjatë ditës së djeshme, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ka thënë se pret që të ketë një rund të radhës të dialogut Kosovë – Serbi më 11 maj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!