×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Bujku nga Skënderaj thotë se u dëmtua rreth 15 mijë euro nga breshëri

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 8:08

    Bujku Ismajl Balaj nga fshati Llaushë e Skënderajt ka folur për dëmet që i janë shkaktuar nga breshëri që ka rënë në këtë pjesë të Kosovës.


    Ai ka theksuar se edhe vitin e kaluar ishte dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut.

    “Kam të mbjellur gjysmë hektari me speca dhe me dredhëza. Është një dëm shumë i madh për mua, rreth 15 mijë euro dëmin e kam, fidanet e dredhëzave kanë kushtuar 15 cent, i kam pasë të mbjellura rreth 70 mijë fidane”.

    “Komuna nuk ka buxhet e dimë, por duhet ta bëjë verifikimin e dëmeve dhe atë ta qojë për verifikim në Ministrinë e Bujqsisë. Edhe vitin e kaluar ishim të dëmtuar nga reshjet e mëdha të shiut”, ka thënë Balaj për Klanin.

    Reklamë
    Ai ka shtuar se akoma nuk kanë filluar të marrin të holla nga Ministria e Bujqësisë për dëmet e shkaktuar në vitin e kaluar.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!