×
  • Lajme
  • Lajme

    Bulliqi thumbon LDK-në: Dera ime e kryetarit është çdo herë e hapur për qytetarët, përpara s’ka ndodh kjo

    Reporteri
    14 Qershor 2021 | 12:24

    Shpejtim Bulliqi, kryetari aktual i Podujevës thotë se ai është shumë i afërt me qytetarët.


    Bulliqi pohon se ai ka takime të rregullta me qytetarët për t’i dëgjuar brengat dhe kërkesat e tyre, për çka thotë se e kanë derën hapur çdo here.

    “Bëj takime të rregullta me qytetarë, po ashtu dera e kryetarit është e hapur çdo herë për qytetarët”, thotë Bulliqi në intervistën REPORTERI n’Komunë.

    Por, ai shton se qytetarët para se të vinte ai në këtë pozitë nuk e kanë pasur mundësinë ta takojnë sa here që duan ish-kryetarin e Podujevës.

    “Çdo ditë kanë mundësi të takojnë kryetarin, e jo si përpara që fare nuk i është dhënë mundësia të kenë kontakt me qytetarët”, ka deklaruar Bulliqi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!