×
  • Lajme
  • Lajme / Rendimentet

    Bulliqi viziton një fermer që ka mbjellur 26 hektarë luledielli: Rendimentet këtë vit janë të begata

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 10:43

    Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar një fermer që mbjellë luledielli, i cili po ashtu mbjellë edhe grurë, përcjell Reporteri.net.

    “Vizitë te fermeri Korab Sejdiu. Krahas të mbjellave me grurë, familja Sejdiu ka mbjellur edhe 26 hektarë me luledielli.  Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën”, shkroi Bulliqi në Facebook.

    “Jemi të lumtur që rendimentet këtë vit janë të begata!”, tha tutje ai.

    Me vizita të tilla, shkruan Bulliqi, “do të vazhdojmë edhe te fermerët tjerë”.

    “Ndërkohë që, mbështetja jonë për fermerë të vyer do të jetë e vazhdueshme!”, shkroi Bulliqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!