×
  • Lajme
  • Lajme

    Bunjaku: Kurti bëri zhurmë të madhe kur Hoti ndau 10 milionë për rrymën në veri, kur u bë vet kryeministër i ndau 100 milionë

    Reporteri
    14 Prill 2023 | 23:59
    Valentina Bunjaku

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, ka thënë se pas vendimit të Supremes për kompensimin e rrymës së paguar në veri, qeveria e Kosovës duhet ta gjejë një modalitet që t’ua kthejë paratë qytetarëve.

    Deputetja ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas saj, sa ishte në opozitë kritikonte ashpër kur ndaheshin para për serbët në veri.

    Ajo ka kujtuar një rast kur Vetëvendosje kishte ngritur akuza të shumta ndaj ish-qeverisë së Avdullah Hotit për ndarjen e 10 milionë eurove për veriun.

    Tani, thotë ajo, Kurti ka ndarë mbi 100 milionë euro për serbët e veriut.

    “VV sa ishte në opozitë ka bërë shumë zhurmë për rrymën e serbëve në veri. E di, kur z. Hoti ndau 10 milionë euro, ka bë shumë zhurmë. Tash i dhanë 100 milionë euro. Po ashtu, e kanë license edhe Elektro Serverin dhe nuk është duke funksionu. As nuk po i merret licensa e as që po funksionon”, ka deklaruar ajo në T7.

    “Qeveria Kurti duhet ta gjejë modalitetin se si t’i kthehen paratë qytetarëve. Janë shumë vite në pyetje”, ka thënë ajo. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!