×
  • Lajme
  • Lajme

    Burdushi thyen heshtjen: Edhe ti Dardan i ke hajmalitë në shtëpi

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 10:13

    Debati në mes, dikur shokëve dhe kolegëve të partisë, Dardan Molliqaj edhe Glauk Konjufca, po vazhdon dhe atë jo vetëm për SHIK-un.


    Pas akuzave se Konjufca kishte qenë në SHIK, Molliqaj pretendoi se ka informacione që nënkryetari i VV-së ka qenë për ndihmë tek Burdushi, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, është problematike që një person që mban përgjegjësi publike të kërkojë ndihmë tek njerëz që qesin fall.

    “E kam një pyetje publike për Glaukun. A ka qenë te Burdushi?. Nëse po sa herë ka qenë dhe pse?” Një person që mban përgjegjësi publike, nëse zgjidhjet e problemeve që vijnë në jetë i adreson te njerëzit të diskredituar që qesin fall, është shumë problematike”, ka thënë Molliqaj.

    E pas këtyre fjalëve, ka ardhur reagimi i Hysri Peqanit, të njohur si Burdushi, i cili ka kritikuar Molliqajn që po flet në emër të tij për njerëzit që kanë qenë në vizitë. Mirëpo, Burdushi i është drejtuar Molliqajt duke thënë se “edhe ti Dardan Molliqaj i ke hajmalitë në shtëpi, e ti s’e di”.

    “Qudi si ka drejt ky molliq, me folë emer tim .po qka pot intereson ty se kush vjen te un ..eshtë etike per askend nuk tregohet se kush vjen te unë .ok edhe mos harro se edhe ti dardan molliqi i ke hajmalit ship, e ti se din”, ka shkruar Burdushi në një reagim me përplotë gabime.

    Sidoqoftë, Hysri Peqani është mjek popullor që ka problem me ligjin, e madje atij i është konfiskuar edhe mjaft shumë pasuri./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!