Burgu i Dubravës i ka shitur tashmë 650 pulat vojse, të rritura nga të burgosurit që vuajnë dënimin në këtë qendër korrektuese.
Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar në platformën e-Prokurimi, një pulë është shitur për 1 euro e 54 centë, shkruan Reporteri.net.
Kontrata i është dhënë kompanisë “EKO ING SH.P.K”, me një çmim prej 1 mijë e 1 euro.
Sipas njoftimit, kontrata është dhënë më 6 shkurt.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues, në bazë të nenit 108/A të Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e përcaktuar ne Nenin i te këtij Njoftimi”, thuhet në njoftim./Reporteri.net
1 euro e 50 centë një, Burgu i Dubravës ofron për shitje 650 pula vojse të rritura nga të burgosurit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.