×
  • Lajme
  • Lajme

    Burim Ramadani: Sveçlën e kanë gjuajtur me kallash në Ujman dhe ka ikur

    Reporteri
    25 Korrik 2024 | 11:05

    Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se në fillim të këtij muaji, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla është gjuajtur me armë në Ujman.

    Ramadani ka sfiduar ministrin Sveçla që të dalë dhe ta demantojë nëse kjo nuk është e vërtetë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Ne e kemi dhe është e konfirmuar, nëse jo le të del ministri i Brendshëm dhe ta demantojë. Në fillim të korrikut e kanë gjujtë ne Ujman, e kanë gjujtë me kallash edhe ka ikë. Bile po bëjnë hajgare po thonë në Kukës ka shku. Ka qenë me barkën e vogël me polici dhe prej anës tjetër e kanë gjujtë me kallash edhe janë largu kanë ikë”, tha ai në “Pressing”.

    Sveçla, kohët e fundit ka shpeshtuar vizitat në veri. Ai edhe gjatë ditës së djeshme njoftoi se ka qëndruar në pjesën veriore, andej Ibrit, për siç tha ai, të “pirë kafe”.

    Liqeni i Ujmanit në veri të vendit ditëve të fundit është kthyer në një atraksion për qytetarët. Mirëpo, të dielën që lamë pas një shpërthim i fuqishëm u dëgjua pikërisht në afërsi të Ujmanit.

    E kjo bëri që shumë prej qyfterëve të cilët ishin aty të shqetësoheshin.

    Shpërthimi u konfirmua edhe nga autoritetet zyrtare nga ku u tha se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve materiale që u shkaktuan në disa vetura. Për rastin është identifikuar një i dyshuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!