×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri nga Mitrovica u dërgon foto nudo familjarëve të ish-gruas, arrestohet

    Reporteri
    18 Tetor 2019 | 11:06

    Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar në Mitrovicë një shqiptar me nënshtetësi norvegjeze pasi që i njëjti i ka dërguar familjes së viktimës fotografi me përmbajtje erotike


    Sipas viktimës, të dyshuarin e kishte pasur bashkëshort, mirëpo, tani ishin ndarë.

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Mitrovicë 11.10.2019-09:00. Lidhur me rastin me datën 16.10.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar me nënshtetësi norvegjeze i cili familjarëve të viktimës femër K/Shqiptare përmes telefonit me Viber ju ka dërguar fotografi me përmbajtje erotike. Sipas viktimës të dyshuarin e kishte pasur ish bashkëshort me të cilin ka qenë në lidhje por ishin ndarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, shkruhet në njoftim të policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!