Gjatë mbrëmjes së djeshme, një vrasje në tentativë ka ndodhur në fshatin Nobërgjan të Pejës.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët njoftojnë se një person që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona që kishin hyrë të maskuar në shtëpinë e vëllait është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Fsh. Nobërgjan, Pejë, 13.05.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.