Shefi i Stafit të Presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj rinisjes së negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja, Çollaku konsideron se nuk është në interesin e Kosovës. Sipas tij, kthimi në bisedime është dizajnuar vetëm për ta arsyetuar hapjen e më shumë kapitujve për anëtarësimin e Serbisë në BE, përderisa Kosovën do ta lënë të izoluar në status-quo’në e tanishme.
Çollaku tha se qëllimi i dialogut duhet të jetë një marrëveshje finale politike me njohje të ndërsjellët.
Këto komente, Çollaku i bëri pasi takimit Hoti-Vuçiq në Bruksel ndërhohë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merrej në pyetje për krime lufte nga prokuroria e Dhomave të Specializuara në Hagë.
/Reporteri.net/