Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është kujdesur që Kosova të prezantohet me diplomatë përmes shtetit shqiptar edhe në vendet që nuk e njohin shtetin e Kosovës.
Reporteri.net mëson nga zyra e ministrit Cakaj se vendimi tashmë është marrë.
“Ministri Cakaj ka vendosur që në cdo vend që nuk e njeh Kosovën, të dërgoj diplomatë kosovarë si diplomatë të Shqipërisë”, i është thënë Reporteri.net nga zyra e ministrit të Jashtëm.
Ndërkohë, një gjë të tillë ministri Cakaj e ka përmendur në mënyrë periferike edhe në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ku ishte i ftuar mbrëmjen e sontme.
Ky vendim i ministrit që vjen nga Kosova i jep mundësinë vendit prej nga vjen Cakaj, Kosovës, një përfaqësim diplomatik edhe në vendet që nuk e njohin shtetit kosovar. Këtu hyjnë edhe shtetet anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, si Spanja, Greqia, Qipro, Rumania e Slovakia.
Sidoqoftë, ky hap i përfaqësimit të diplomatëve kosovarë në këto shtete, do të mundësojë avancimin e shtetësisë së Kosovës, e cila ka mbetur në margjina të një hapësire të vogël veprimi.
Ndryshe, Kosova ka mbetur pa u anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, si INTERPOL e UNESCO, krejt për shkak të mosnjohjes së shtetësisë nga shumë vende dhe kontestimit të Serbisë që po instrumentalizohet me luftë diplomatike ndaj shtetit kosovar./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.