×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj shkarkon edhe Blerim Devollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 14:39

    Dje gjatë ditës, ministri për Evropën në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, mori vendim për shkarkimin e Rrahim Pacollit, nga pozita e Konsullit të Nderin të Shqipërisë në Kosovë.


    Burime të Gazetës Blic, bëjnë të ditur se një veprim të tillë, ministri Cakaj, e ka marrë gjatë ditës edhe ndaj biznesmenit tjetër, Blerim Devolli.

    Burime të gazetës konfirmojnë se sot Cakaj e ka shkarkuar Devollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë.

    Po ashtu, sipas këtyre burimeve, ministri Cakaj, pritet të bëjë edhe disa shkarkime në pozitat e Konsujve të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.

    Dje Cakaj e ka shkarkuar edhe biznesmenin tjetër kosovar, Rrahim Pacolli nga ozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!