×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli nga KDI: Vendimi për moscertifikimin e Listës Serbe do të rrëzohet nga PZAP ose Supremja

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 22:00

    Eugen Cakolli nga KDI është shprehur i bindur se vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe, do të rrëzohet ose nga PZAP ose Gjykata Supreme, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Cakollit, i vetmi rezultat që do ta prodhojë ky vendim, është “paraqitja jonë si palë ku ndërhyhet politikisht në zgjedhje, ku nuk përfillen kriteret e caktuara ligjore, apo ku partitë e komuniteteve jo-shumicë “pengohen” të garojnë në zgjedhje.”

    “Nëse ka shqetësime reale për aktivitetin e Listës Serbe, ekzistojnë procedura të qarta ligjore për çregjistrimin e një partie politike. Por këto procedura kërkojnë prova dhe procese të rregullta, jo vendime ad-hoc si ky për refuzimin e certifikimit. Sistemi ligjor nuk funksionon me fjalë e diskurs, por me procedura dhe rregulla. Prandaj, edhe në këtë rast, s’është hiç me rëndësi kush është palë”, ka thënë Cakolli.

    Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania kanë shprehur shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe.

    Pas ShBA’së, edhe Gjermania reagon për moscertifikimin e Listës Serbe: Procedurë që nuk duhet të politizohet

    SHBA thellësisht e shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Veprimi i KQZ-së dëmton zgjedhjet e lira

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!