×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet për në ora 21:30 seanca për plotësim-ndryshimin e ligjit për zgjedhjet

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 21:14

    Në orën 21 e 30 është caktuar mbajtja e seancës së Kuvendit të Kosovës ku do të procedohet plotësimi i ligjit për Zgjedhjet.


    Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë kanë braktisur mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

    Kjo nguti e VV-së nga partitë opozitare po shihet si pretekst për të shkuar në zgjedhje, pasi që duket se nuk i kanë votat për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!