×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohet seanca e parë për ish-komandat “Ujkun” e UÇK-së në Hagë

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 23:22

    Pjetër Shala, që u arrestua disa javë më parë, është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë pasi i është konfirmuar aktakuza.


    Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se paraqitja e parë e tij do të bëhet më 19 prill 2021, në orën 15:00.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    “Në aktakuzën e konfirmuar z. Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt. Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar mund të lexohet këtu. Paraqitja e parë e zotit Shala do të mbahet në seancë publike”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

    Seanca do të transmetohet direkt në faqen zyrtare në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

    Ndryshe, Shala ka qenë komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai njihej si “Komandant Ujku”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!