×
  • Lajme
  • Lajme

    Çartet Agim Bahtiri pas incidentit me serbët, nis dhe bërtet: Askush s’guxon me u ndi, ecni krejt në shpi!

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 15:53

    Situata sot është tensionuar te Ura e Ibrit në Mitrovicë, kjo pasi që serbët me eskavator kanë tentuar ta prishin shtratin e Ibrit, çka kanë reaguar Policia e Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës.


    E kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar ashpër ndaj disa personave që nuk lejonin të qetësohet situata tek Ibri, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka reaguar ashpër duke bërtitur.

    “Askush s’guxon me u ndi. Ecni krejt në shpi!”, dëgjohet teksa thotë me ton të lartë.

    Sidoqoftë, sipas informacioneve jozyrtare, Policia e Veriut ka mbrojtur prishjen e shtratit të lumit, ndërsa Policia e Jugut ka përkrahur institucionet e jugut për ndalimin e prishjes së shtratit të Ibrit.

    Ndryshe, sot u pa një incident, pasi disa serbë që janë kundër zgjerimit të shtratit të Ibrit, nisën rrënimin e punimeve./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!