Deputeti i VV-së, Hajrullah Çeku, ka kritikuar Qeverinë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.
Ai tha se qeveria Hoti siç e quajti ilegale mund t’i mbajë zyret, por se VV do t’ia kujtoj se kanë mashtruar.
“Ju mbase mund t’i mbani të uzurpuar zyrat tona, por na keni këtu jemi, për t’ju kujtuar se keni mashtruar, qytetarëve ia kërkuat votën duke thënë se do ta vendosni reciprocitetin e tani e hiqni. Nuk gjen askund në botë asnjë qeveri që e heq reciprocitetin. Që heq dorë nga barazi me një shtet tjetër”, ka deklaruar Çeku para deputetëve, shkruan Reporteri.net.
Ai shtoi se seanca e sotme është përpjekja e radhës për të imponuar se në Kosovë s’ka ndodhur asgjë.
“Seanca e sotme është përpjekja e radhës për të imponuar se sikurse në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Qeveri ilegale. Nga tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve e deri te dërgimi i dialogut nën udhëheqjen e presidentit”, tha ai. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.