Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se sot janë certifikuar anëtarët e rinj të Forcave Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton gazeta online Reporteri.net.
Ai ka shkruar se të gjithë janë të gatshëm për mbrojtjen e Kosovës.
“Ushtria jonë po rritet e bashkë me të edhe njësia jonë elitare, Forca Speciale e Forcës së Sigurisë së Kosovës! Djem dhe vajza, të trajnuar me standardet më të larta të mbrojtjes dhe sigurisë janë nga sot të certifikuar e të gatshëm për mbrojtjen e atdheut!”, ka shkruar ministri.
“Bashkë me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari, sot uruam kursantët e certifikuar të Kursit Kualifikues për Forca Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një ceremoni të veçantë”, ka shkruar ai.
“Duke i përgëzuar për rezultatet e jashtëzakonshme dhe përkushtimin vetëmohues gjatë gjitha fazave të këtij kursi jashtëzakonisht sfidues, konfirmova para tyre mbështetjen tonë që për zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse të vendit, si nevojë dhe obligim kushtetues e patriotik”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.