×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështja e kufijve, KFOR-i vjen me njoftim të rëndësishëm

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 18:41

    Çështja e korrigjimit të kufirit me Serbinë për një kohë të gjatë ka përplasur skenën politike në vend por jo vetëm, ku më i targetuari ishte presidenti Hashim Thaçi pasi opozitarët por jo vetëm e akuzuan se po dëshiron të bën marrëveshje të dëmshme, çka e mohoi ky i fundit.


    Por paksa situate rreth kësaj çështje është qetësuar ditëve të fundit, kjo pas Samitit të Berlinit ku nuk kishte një rezultat konkret dhe pas deklarimit të Thaçit se “shkëmbimi është pazar dhe nuk do të lejoj të bëj pazare me territore”.

    Për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi sot është deklaruar edhe KFOR-i, por sigurisht nuk ka dhënë ndonjë përgjigje “pro et contra” ndryshimit apo jot ë kufijve, por ka treguar se do të merret me shenjat përgjatë vijës së kufirit.

    “KFOR-i nuk merret me çështjet e kufirit apo ndonjë çështje tjetër lidhur me diskutimet e tanishme politike”, thuhet në deklaratën e KFOR-it, shkruan Reporteri.net.

    Më tej bën të ditur se në ditët në vijim, do të vazhdojë t’i zëvendësojë shenjat ekzistuese përgjatë vijës së kufirit administrativ.

    “Ky aktivitet është i domosdoshëm për të gjitha shenjat që janë në gjendje shumë të keqe, për shkak të dëmtimeve si rezultat i motit. Shenjat e vendosura përgjatë vijës së kufirit administrativ janë vetëm referenca për personelin e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, jo për qytetarët e Kosovës”, thuhet në deklaratë.

    KFOR më tej thotë se shenjat paralajmëruese e tregojnë distancën nga vija e kufirit administrativ, në mënyrë që personeli i KFOR-it dhe i UNMIK-ut mos t’i shkelin marrëveshjet me Forcat e Armatosura të Serbisë duke e kaluar vijën e kufirit administrativ pa dashje.

    “Vija e kufirit administrativ është një vijë referencë, e vendosur për qëllime ushtarake dhe nuk ka të bëjë me kufijtë zyrtarë të tashëm apo të ardhshëm. Vija e kufirit administrativ dhe shenjat nuk ndikojnë në jetën dhe aktivitetet e qytetarëve në Kosovë”, thotë KFOR-i. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!