Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e serbëve Kosovë.
Në takim ndër të tjera po merr pjesë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq, nënkryetarët e Listës Serbe Igor Simiq, dhe Dalibor Jevtic, si dhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, transmeton Reporteri.net.
Temë e bisedës raportohet se do të jetë edhe çështja e referendumit që do të mbahet të dielën në Serbi, e që serbët po kërkojnë të lejohet mbajtja e tij edhe në Kosovë.
Kryeministri Albin Kurti për mediat pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it, ka thënë se tri institucionet kyçe të shtetit do të dalin me komunikatë të përbashkët gjatë ditës, duke mos dhënë detaje më shumë.
Kurti paralajmëroi seancë të jashtëzakonshme për të shtunën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.