Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur edhe rreth mundësisë që Lëvizja Vetëvendosje të nominojë për kryeministre të vendit, Vjosa Osmanin.
Haziri ka thënë se nuk beson se do të ndodhë kjo gjë, pasi sipas tij as Osmani nuk do të hynte në ujëra të tilla.
“Nuk e shohim Vjosen jashtë strukturave të LDK-së. Nëse në një situatë hipotetike ndodh, pres që Vjosa me ardh në Kryesi me arsyetuar nominimin prej një lideri të një partie tjetër. Duke njohur Vjosën si njeri dhe politikane nuk besoj që hynë në ato ujëra politike”, tha Haziri në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej tha se Kurti nuk ka pranuar që të ndërtohet një koalicion parazgjedhor në zgjedhjet e 6 tetorit, me Vjosa Osmanin kanidate të përbashkët. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.