×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi me presidenten Osmani

    Chollet kërkon nga Kosova “angazhim urgjent” në dialogun me Serbinë

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 8:54

    Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka biseduar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, mbi nevojën për shtensionim të situatës dhe dialogut me Serbinë.

    Ai ka shkruar në platformën X të martën se Kosova duhet të angazhohet urgjentisht në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Sipas Cholletit, normalizimi i raporteve me Serbinë është çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE.

    “Diskutim i mirë me presidenten Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, nevojën për të shtensionuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, për normalizimin e raporteve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe i integrimit në BE”, ka deklaruar ai.

    Nëpërmjet një konference për media, kryeministri Albin Kurti i ka akuzuar ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borell për sinkronizim të qëndrimeve me Serbisë. Ai ka thënë të hënën se takimi i 14 shtatorit në Bruksel është zhvilluar pas dakordimit të BE-së me Serbinë. /Reporteri.net/

    Presidentja Osmani takohet me Chollet dhe Escobar: ShBA rol kyç në procesin e dialogut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!