×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita në New York

    Presidentja Osmani takohet me Chollet dhe Escobar: ShBA rol kyç në procesin e dialogut

    Reporteri
    19 Shtator 2023 | 0:01

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po i vazhdon takimet e saj zyrtare në New York. Osmani sot është takuar edhe me Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, si dhe Të Dërguarin e ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Sipas njoftimit, zhvillimet në dialog kanë qenë temë themelore e diskutimit të Presidentes me Chollet dhe Escobar, shkruan Reporteri.net.

    Ajo ka nënvizuar rëndësinë kyçe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përmbylljen me sukses të dialogut si dhe ka theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjeve.

    ”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, ka thënë Osmani.

    Përpjekja e fundit për t’i hapur rrugë zhvillimeve në dialog ishte ajo e 14 shtatorit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel por se takimi nuk solli ndonjë rezultat pozitiv.

    Sipas kryeministrit Kurti, ai po paraqet propozime të denja por që nuk po merren parasysh nga negociatorët.

    Madje, ai sot ka hedhur një mal akuzash në drejtim të ndërmjetësit të BE-së në dialog, Mirosllav Lajçak, duke e akuzuar se po ndikohet nga Serbia.

    Megjithatë, nga Departamenti amerikan i Shtetit kanë vlerësuar, siç i kanë quajtur ata, përpjekjet e palodhshme të Lajçakut për mbarëvajtjen e bisedimeve Kosovë-Serbi. /Reporteri.net/.

    DASH vlerëson Lajçakun: Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura për dialogun Kosovë-Serbi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    Reporteri, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!