×
  • Lajme
  • Lajme

    Çifti i prekur me Coronavirus ka qëndruar për disa ditë në Gjakovë, takuan edhe njerëz tjerë

    Reporteri
    17 Mars 2020 | 23:40

    Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se çifti nga Gjermania i identifikuar me koronavirus, që disa ditë ka qëndruar në Gjakovë.


    Në një lidhje direkte në edicionin special në Klan Kosova, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë pasur kontakt me çiftin në fjalë që të vet-izolohen derisa t’u bëhën analizat për të vërtetuar nëse janë të infektuar apo jo.

    “Sot në Komunën e Gjakovës është njoftuar zyrtarisht se dy qytetarë (një çift) janë të prekur nga koronafirusi. Tashmë edhe Gjakova hyn në mesin e komunave që janë të prekura nga kjo pandemi. Çifti në fjalë nuk i është drejtuar fillimisht Qendrës së Mjekësisë Familjare, por si duket ata kanë shkuar drejtpërdrejt në Institutin e Shëndetit Publik dhe atje kanë bërë analizat”.

    “Sipas informatave që kemi, dy personat kanë qëndruar që disa ditë në Gjakovë – ata jetojnë në Gjermani – kemi informata që janë takuar me njerëz të ndryshëm”.

    “Me këtë rast, ju bëjmë thirrje atyre që janë takuar me çiftin e identifikuar me koronavirus, që të vet-izolohen deri sa të shkojnë ekipet kompetente dhe t’i ndërmarrin analizat”.

    “Ne jemi gjatë tërë kohës në kontakt me kryetarin e komunës dhe nesër në mëngjes do të kemi takime dhe do të ndërmarrim masa të tjera”.

    Ndryshe, është mësuar se çifti nga Gjakova janë këngëtari Muhamet Sejdiu dhe gruaja e tij.

    Këngëtari gjakovar me Coronavirus të premten këndoi në Gjilan, aty mori pjesë edhe Shkëlzen Jetishi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!