Policia e Kosovës gjatë patrullimit në vendin e quajtur Sarpelj në Leposaviq e kanë ndaluar një veturë me targa vendore në të cilën kishin qenë një çift nga Kosova.
Policia ka konstatuar se në veturën e të dyshuarve kishin qenë 36 paketa me bletë të kontrabanduara nga Serbia ku të dyshuarit ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishin hyrë në territorin e Kosovës.
“Njësiti policor gjatë patrullimit në vendin e quajtur Sarpelj në Leposaviq kishin ndaluar veturën me targa vendore në të cilën kishin qenë të dyshuarit bashkëshortët një mashkull dhe një femër të dy kosovarë. Është konstatuar se në veturën e të dyshuarve kishin qenë 36 paketa me bletë të kontrabanduara nga Serbia ku të dyshuarit ilegalisht jashtë vendkalimit kufitar nga Serbia kishin hyrë në territorin e Kosovës. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit, ndërsa me bletët e kontrabanduara për procedura tjera vazhdon Doganës së Kosovës”- njofton raporti 24 orësh i policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.