×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Çitaku: Heqja e vizave për shtetasit me pasaporta të Serbisë, debakël politik për Qeverinë Kurti

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 13:58
    Nënkryetarja e PDK'së, Vlora Çitaku

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e ka quajtur debakël politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti, heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë.

    “Pra, pasaportat e lëshuara nga strukturat paralele të Serbisë paskan marrë sot vulë legjitimiteti nga B.E. Çfarë debakli politik dhe diplomatik për Qeverinë Kurti. Ja ku e sollën Kosovën sjelljet infantile dhe aventureske të kësaj kaste udhëheqëse”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

    Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të hënën rregulloren që u lejon edhe serbëve të Kosovës që bartin pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese në Beograd, t’u hiqen vizat sikurse të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

    Heqja e vizave për serbët në Kosovë, Qeveria: Jemi të zhgënjyer me vendimin, po dëmtohen përpjekjet tona

    Sipas njoftimit, vendimi pritet t’i prekë rreth 18 mijë banorë serbë të Kosovës që i posedojnë këto dokumente.

    Rregullorja hyn në fuqi në ditën e 20-të pas botimit në Fletoren Zyrtare të BE-së.

    Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!