Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas protestës së gazetarëve në Prishtinë, ka thënë se Kryeministri Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave.
Sipas Çitakut, tash ai po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes, duke iu referuar rastit të Klan Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Vazhdimisht vetë Kryeministri Kurti është mburrur me pluralizmin e madh medial, me lirinë e shprehjes në Kosovë, mirëpo fatkeqësisht këto vlera po cënohen pikërisht nga ata që janë në krye të shtetit”, deklaroi ajo në Klan Kosova.
“Kjo është forma më brutale e luftës kundër lirisë së shprehjes. Dhe pa informatë, pa lajme, pa media të lira, demokracia nuk funksionon, demokracia nuk funksionon në errësirë”, tha tutje Çitaku. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.