×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku-Kurtit: Ose çoj letër NATO-s e tërhiqu nga marrëveshja, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

    Reporteri
    20 Maj 2021 | 12:04

    Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitakua ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet ta dërgojë letrën e marrëveshjes edhe tek Sekretari i NATO-s dhe të tërhiqet nga zotimi nëse mendon se është bërë tradhti kombëtare.


    Çitaku tha se nëse Kurti nuk e dërgon letrën e marrëveshjes, atëherë ajo është vetëm lojë pa shije për konsum të brendshëm.

    “Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in. Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit. Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”, shkroi Vlora Çitaku.

    Ndryshe kryeministri Kurti gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se vazhdon që të konsiderojë si marrëveshje të dëmshme në mes të Kosovës dhe NATO-s për interesin e qytetarëve.

    “Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë. Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, deklaroi Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!