×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku: Pandëshkueshmëria, kjo kryefjalë e Qeverisë Kurti 2

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 23:39
    Kryeministri Albin Kurti & Nënkryetarja e PDK'së, Vlora Çitaku. Fotografi ilustruese.

    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj raportit të Departamentit amerikan të Shtetit, ku ndër të tjera u theksuan aferat korruptive qeveritare dhe mungesa e ndëshkimit të tyre.

    Çitaku tha se “pandëshkueshmëria”, bazuar në këtë raport, po del të jetë kryefjalë e Qeverisë Kurti 2, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Pandëshkueshmëri për korrupcion, pandëshkueshmëri për dhunë ndaj grave dhe grupeve tjera të ndjeshme”, tha ajo në Facebook.

    “Martin Berishaj personi më përfaqësues i establishmentit revolucionar”, tha tutje.

    Dje DASH ka publikuar raportin vjetor për Kosovën. Është përmendur korrupsioni, mungesa e transparencës së Qeverisë, dhuna, rasti i mostrave të Astrit Deharit, dënimi i Salih Mudtafës nga Gjykata Speciale në Hagë. Në raport flitet edhe për vrasjen e gruas shtatzënë nga ish-burri i saj në oborrin e QKUK-së. /Reporteri.net/.

    Raporti i plotë i DASH për Kosovën – veçohet korrupsioni dhe mungesa e transparencës në Qeveri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!