Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale, shkruan Reporteri.net.
Në postimin e bërë në Facebook, Çitaku ka thënë se si republikanët poashtu edhe demokratët kanë qenë në momentet kritike në anën e Kosovës.
“SHBA-të përmbyllën me sukses zgjedhjet Presidenciale, dhe populli Amerikan e bëri përzgjedhjen e vet. Presidenti i 47-të i SHBA-së do të jetë Donald J. Trump.
Nga Janari, SHBA-të do të udhëhiqen sërish nga administrata Republikane e Presidentit Trump. Demokratë e Republikanë, në momente kritike për ne, kanë qenë në anë tonë”, ka shkruar mes tjerash Çitaku.
“Është obligim i institucioneve të Kosovës që të mirëmbajnë dhe kultivojnë raportet me aleatin tonë strategjik. E punët tona, nuk na i kryen askush, pos nesh”, ka thënë Çitaku.
/Reporteri.net/