Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, njëherit edhe nënkryetare e PDK-së, ka komentuar ndalimin e hyrjes së spiunes ruse, Daria Aslamova, në Kosovë, veprim ky i ekzekutuar nga autoritetet vendase nën dyshimet se e njëjta synonte destabilizimin e vendit.
Çitaku e quajti Aslamovën “pro-Putin” e propagandiste e Rusisë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas Çitakut, është shumë e thjeshtë të dihet qëllimi i “vizitës” së spiunes ruse, duke aluduar në atë se e njëjta ka qëllime të dëmshme për Kosovën.
“Daria Aslamova është arrestuar sot teksa ka tentuar të kalojë kufirin nga Serbia për në Kosovë. Ajo është një “pro-Putin” dhe propagandiste e Rusisë. Nuk ka nevojë të jesh zyrtar i inteligjencës për të kuptuar qëllimin e “vizitës” së saj. Aslamova tani është në paraburgim”, shkroi Çitaku në Twitter. /Reporteri.net
Daria Aslamova was detained today as she tried to cross the border from Serbia to #Kosovo
She is a Putin apologist & Russia propagandist. One does not need to be an intelligence officer to understand the purpose of her “trip”
Aslamova is now in the custody of Kosovo authorities pic.twitter.com/TcbIIWE5Cl
— Vlora Çitaku 🇽🇰 (@vloracitaku) August 6, 2022
Spiunes ruse i ndalohet hyrja në Kosovë, Sveçla: Synon destabilizimin e vendit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.