×
  • Lajme
  • Lajme

    Çitaku reagon ndaj deklaratës së Besnik Bislimit për hapjen e arkivave të UÇK-së: Grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme

    Reporteri
    09 Shtator 2021 | 17:01

    Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministri Bislimi, në Bruksel, tha se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat për UÇK-në.


    Çitaku, përmes një shkrimi në llogarinë e saj personale në Facebook, ka kërkuar sqarime nga Bislimi, duke shtuar se nëse UÇK-ja do të posedonte arkiva të tilla, deri më tani kishin dalë.

    Postimi i plotë:

    Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.

    Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë. Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?

    Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!

    Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!