Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës rreth qasjes për hapjen e Urës së Ibrit.
Çitaku tha se urat që i duhen Kosovës janë ato me ShBA-në, BE-në dhe NATO-n.
“Urat që i kemi, i ecim e shetisim, sepse jemi bashkë me aleatët. Më shumë përmbajtje, e më pak simbolikë”, tha Çitaku.
Ndryshe, ndërkombëtarët janë deklaruar kundër hapjes së urës.